Atletico Madrid me formacion të frikshëm, ‘tmerron’ Barcelonën dhe Realin

23:18 | 10 Korrik 2019

Atletico ka prezantuar një formacion të ‘frikshëm’.

Atletico Madrid është një nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve këtë afat kalimtar.

Pas largimit të Godin, Rodrigo dhe me Antonio Griezmann që është në prag të largimit, ekipi i Diego Simeones e kishte të qartë se do t’i nënshtrohej një “revolucioni” të vërtetë.

Simeone ka njoftuar se do të ndërtojë një skuadër të re, por më qëllime të njëjta, që do të kërkojë titullin e La Ligas dhe arritjen sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Atletico Madrid tashmë kanë mbyllur marrëveshje me Chelsean për Alvaro Moratan dhe Benfican për Joao Felix.

Te Atletico nga Real Madrid është transferuar edhe mesfushori Marcos Llorente.

Por, kjo nuk është e gjitha, drejt ‘Ëanda Metropolitanos’ mund të nisen edhe Nelson Semedo i Barcelonës dhe Niclas Pepe i Lille.

Ky formacion i Atleticos duket konkurrues, por sa do t’ia dalë t’i bëjë ballë Barcelonës dhe Real Madridit, do të mbetet të shihet.

Komento: