Arrihet marrëveshja, kjo është skuadra e re e Hysajt

12:02 | 11 Korrik 2019

Hysaj tashmë është bërë me skuadër të re.

Elseid Hysaj karrierën do ta vazhdojë në La Liga.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare është shumë pranë transferimit te Atletcio Madrid.

Gazeta italiane ‘La Repubblica’ bën të ditur se drejtuesit e Napolit kanë arritur marrëveshje me ‘Los Colchoneros’, për transferimin e mbrojtësit shqiptar.

Nuk bëhen të ditura detaje financiare nga ky transferim, por sipas gazetës në fjalë, Hysaj do të zyrtarizohet te Atletico në orët e ardhshme.

Hysaj te Napoli është transferuar në vitin 2015 nga skuadra e Empolit, dhe nga ajo kohë ka regjistruar 134 paraqitje.

Komento: