A po tërhiqet KFOR-i nga Bondsteel? Kjo është gjendja e sigurisë në Kosovë

14:13 | 11 Korrik 2019

Siguria në Kosovë është e mirë.

Gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe në terren nuk mund të vërehen tensione, thotë komandanti i Bondsteel-it, Roy J. Macaraeg, për European Western Balkans.

Komandanti i Bondsteel-it, koloneli Roy J. Macaraeg thotë se prania e KFOR-it në Kosovë në 20 vjetët e fundit ka qenë dhe ende është e rëndësishme dhe fundamentale për të mbajtur sigurinë, e cila, beson ai është “kusht i nevojshëm” për vazhdimin e dialogut mjedis Kosovës dhe Serbisë.

“KFOR-i është i bazuar në gjendje, që do të thotë se do të qëndrojë aq sa e kërkon situata. Nuk ka një datë të përcaktuar kur do të përfundojë misioni, dhe aktualisht NATO-ja nuk ka plan për reduktim të tij apo për tërheqje”, tha Macaraeg, përcjellë RTKlive.

Duke komentuar deklaratat e Këshillit Nacional të SHBA-së nga marsi i këtij vite se nëse nuk hiqet taksa ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës, SHBA-ja mund të tërhiqet nga kampi Bondsteel, koloneli Macaraeg shpjegon se ambasada e SHBA-së ka dhënë përgjigje të saktë lidhur me këtë çështje dhe se “nuk ka shenja apo ndonjë plan që kjo do të ndodhë”.

Komento: