Ministri Bytyqi takohet me ambasadoren izraelite, diskutojnë për bashkëpunime në arsim

16:27 | 11 Korrik 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Izraelit në Beograd dhe jo rezidente në Kosovë, Alona Fisher-Kamm.

Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve, përcjell ORAinfo.
Postimi i plotë i ministrit Bytyqi

Prita sot në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd dhe jo rezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, me të cilën kam biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Falënderova Ambasadoren Alona Fisher -Kamm për bashkëpunimin e deritanishëm të Izraelit me Kosovën dhe gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim të përafërt në fusha të caktuara të arsimit.

Theksova se kemi nevojë për trajnime të mësimdhënësve dhe të inspektorëve të arsimit, por edhe për trajnime të drejtorëve të shkollave me qëllim të realizimit të plotë dhe cilësorë të reformave në arsim.

Poashtu, përfitimi nga praktikat e mësimdhënies në Izrael, do të ishin me shumë interes në përpjekjet tona që të kemi një arsim modern çfarë e dëshirojmë në Kosovë.

Komento: