Milanit në momentin e fundit i ndërhynë klubi anglez për transferimin e yllit nga Serie A

17:23 | 11 Korrik 2019

Ekipi nga Premier League, Leicester City njoftohet se ka bërë një ofertë për Milanin dhe Arsenalin për Dennis Praet.

Belgjikani është bërë një nga mesfushorët më të kërkuar në Serie A për shkak të shfaqjeve të tij për Sampdorian gjatë dy sezoneve të fundit.

Ai ka qenë i lidhur ngushtë me lëvizjet për Arsenalin dhe Milanin.

Ndërsa Valencia ka qenë në bisedime të avancuara me Sampdorian për mesfushorin, por Secolo XIX pretendon se Leicester ka bërë një ofertë prej 20 milion euro për lojtarin.

Oferta është bërë në orët e fundit dhe oferta prej 20 milionë euro plus bonuse i është dërguar Massimo Ferrero, i cili mendon se paratë që ofrojnë Foxa janë tepër të ulëta për Sampdorian.

Ferrero kërkon 25 milionë euro dhe Praet po kërkon një sfidë të re.

Tani besohet se Milan ka mbështetur marrëveshjen. /ORAinfo/

Komento: