Ky vrapim i Eden Hazardit ka ‘shokuar’ tifozët e Real Madridit

19:39 | 11 Korrik 2019

Javë me parë Eden Hazard ju bashkuar Real Madridit.

Nëse te Chelsea ka qenë i qetë, dhe është ngacmuar rrallë herë nga tifozët apo mediat, kjo nuk pritet të ndodhë te Madridi.

Eden Hazard ka marrë vëmendjen e të gjithë që në ditën e parë të stërvitjeve parasezonale që Real Madridi po i zhvillon në Montreal në Kanada.

Tifozët janë tallur me 28-vjeçarin dhe dyshojnë për gjendjen fizike të belgut, për të cilin mendojnë se ka më shumë peshë se sa që duhet.

Derisa ditë më parë, fansat shkruanin në “Twitter” se Hazard nuk është në formën më të mirë fizike, “ai është i trash”, siç e dëshmon edhe foto e parë e grumbullimit në Madrid.

Komento: