Drejtuesit e Milan takim të ri me drejtuesit e Fiorentinas, po e transferon dyshën fantastike

20:08 | 11 Korrik 2019

Milan po këmbëngul në dyshen e Fiorentinas, Jordan Veretout dhe German Pezzella.

Drejtuesit e Milan pritet të takohen edhe nesër për të diskutuar të ardhmen e dy lojtarëve të Fiorentinës të cilët pritet të largohen nga Viola gjatë verës.

Për Veretout të interesuar janë jo vetëm Milan, por edhe Arsenali, Roma dhe Interit.

Fiorentina kërkon rreth 20 milionë euro për francezin, ndërsa Milan është duke shpresuar se një ofertë prej rreth 15 milionë plus Lucas Biglia mund të jetë e mjaftueshme për ta bindur Violën për të arritur një marrëveshje.

Ndërkohë, Rossonerët shprehin gjithashtu një interes në kapitenin e Fiorentinës dhe mbrojtësin argjentinas German Pezzella.

Një takim dje me agjentin e tij, Martin Guastadisegno, ka bërë që Milan të konsiderojë diskutime të hapura me Violën mbi kapitenin e tyre, përveç Veretout.

Nesër pritet që jetë ditë e nxehtë për Milanin dhe drejtuesit e Fiorentinas. /ORAinfo/

Komento: