Klubi i Romës vazhdon të besoj se do të arrijë të nënshkruaj me Higuainin.
Sipas asaj që është raportuar nga Corriere dello Sport, klubi romak ende mbesin të sigurt në nënshkrimin e sulmuesit të Juventusit Gonzalo Higuain.
Sulmuesi argjentinas u kthye pas aventurës së tij në Milan dhe pastaj në Chelsea, ndërsa në fund të sezonit u kthye në Juventus, përcjell ORAinfo.
Higuain dëshiron që të mbetet të ‘Zonjë e Vjetër’ këtë sezonë për të luajtur krah Cristiano Ronaldos.
Megjithatë, CorSport sugjerojnë se ekipi i Romës ende besojnë se mund të mbyllin një marrëveshje për argjentinasin, pavarësisht nga ajo që agjenti i tij dhe raportet e tjera kanë sugjeruar se ai nuk dëshiron Romën. /ORAinfo/