Calhanoglu përmes Instagramit i ‘qon mesazh’ trajnerit të ri të Milanit

21:22 | 11 Korrik 2019

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, mund të ketë një shans të ri për të bërë përshtypje nën urdhërat e trajnerit të ri, Marco Giampaolo, përcjell ORAinfo.

Trajneri i ri do të ketë një vendim të vështirë në duart e tij, ndërsa synon të vendosë se kush është më i përshtatshmi për rolet e ndryshme brenda 4-3-1-2 taktikë.

Calhanoglu po punon shumë në stërvitje për të pasur një vend si tutullar gjë qe e dëshmon edhe postimi i tij më i fundit në Instagram.

“Nxitur nga uria për sukses, thjesht punoni shumë për ta bërë atë të ndodhë”, ka shkruar Calhanoglu. /ORAinfo/

Komento: