Kapet mat duke pushuar në Budva, lypsarja që kërkon para në Prishtinë

23:17 | 11 Korrik 2019

Në prishtinë është lypëse, ndërsa i bën pushimet në vendin me të shtrenjtë në Mal të Zi.

Lypsarja serbe e cila gati për çdo ditë shihet në Prishtinë duke kërkuar para në kafiteri të ndryshme, sot është parë në Budva nën shoqërinë e një mashkulli.

Gruan të cilën shpesh e shohim në kryeyqtet, Gazeta Metro e ka kapur ‘mat’ me një mashkull të moshuar, me të cilin nuk dihet relacioni.

Një gjë e tillë, mund të vërehet edhe në fotografinë që shihni më poshtë.

Ndryshe, kjo grua jeton në Graçanicë ndërsa fëmijët e saj jetojnë në diasporë.

Ajo shumë shpesh shihet në sheshin ‘Nënë Tereza’ duke kërkuar para.

Komento: