Arsnelani i ndërhyn Milanit për transferimin e lojtarit të Real Madrid

08:40 | 12 Korrik 2019

Milan prej kohësh ka shfaqur interesim për transferimin e lojtarit të Real Madrid, Dani Ceballos.

Sipas asaj që është raportuar nga Sky Sport, Arsenal është i gatshëm të bëjnë oferte për lojtarin e Real Madridit që po kërkohet nga Milani, Dani Ceballos, përcjell ORAinfo.

Ceballos tërhoqi më shumë interes gjatë shfaqjeve të tij me Spanjën në Kampionatin Evropian U21 në Itali këtë verë; një turne që Ceballos dhe bashkatdhetarët e tij fituan me një fitore ndaj Gjermanisë në finale.

Milan ishte i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Real Madrid, por tani duket se Arsenali është i etur, nëse ata mund të dakordohen me çmimin prej 40 milionë eurove të kërkuar nga Real Madrid. /ORAinfo/

Komento: