Milan është afër marrëveshjes me Bennacer të Empolit.
Milan është shumë afër që të kryej blerjen e mesfushorit të Empoli.
Skuadra ‘Rosoneri’ raportohet të jetë afër marrëveshjes me Ismael Bennacer, transmeton lajmi net.
Marrëveshja e Milan me Bennacer ishte afër që të dështonte në fillim të kësaj jave, si pasojë e termeve personale.
Gjithsesi, Gianluca Di Marzio thotë se problemet janë zgjidhur pasi përfaqësuesit e lojtarit kanë pranuar ofertën e Milan.
Zyrtarizimi mund të bëhet qysh nesër, edhe pse 21 vjeçari është akoma i angazhuar me kombëtaren e Algjerisë.
Lojtari që dikur luante me të rinjtë e Arsenal ka ndihmuar skuadrën e tij kombëtare të prek gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës.
Milan, nga ana e tyre, janë të gatshëm të paguajnë 16 milionë euro plus 1 milion bonos.