Kanë nisur punimet për stadiumin nacional të Kosovës.
Zyrtari i lartë i Ministrisë së Sportit, Florim Kryeziu, i ka publikuar disa foto dhe një video ku shihen punimet që kanë nisur për jetësimin e stadiumit ultra-modern, që do të zhvillohet në afërsi të Drenasit.
Stadiumi nacional i Kosovës ka nisur të jetësohet.
Në fakt, sot kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit ultra-modern, i cili do të ndërtohet në magjistralen Prishtinë – Drenas.
Florim Kryeziu, udhëheqës i divizionit për infrastrukturë sportive në Ministrinë e Sportit i ka publikuar disa fotografi dhe një video në Facebook, ku shihet fillimi i punimeve në stadiumin kombëtar, shkruan express.
“Stadioni Kombëtar do bëhet”, ka shkruar zyrtari i lartë i MRKS-së.
Siç dihet, javë më parë ishte zbuluar projekti i stadiumit nacional, të cilin e ka dizajnuar një kompani turke, e cila e kishte fituar tenderin.
Stadiumi nacional pritet të kushtojë afro 50 milionë euro.