Takimi po ndodh tani në Casa Milan, lojtari i madh po vjen në San Siro

13:16 | 12 Korrik 2019

Siç pritej, Joe Barone dhe Daniele Prade kanë arritur në Casa Milan për të takuar menaxhimin e rossonerëve, përcjell ORAinfo.

Të dy palët do të diskutojnë transferimin potencial të Jordan Veretout.

Mesfushori francez nuk është thirrur në ICC, prandaj një transferim duket i afërt.

Milan tashmë kanë bërë një ofertë për lojtarin, para të gatshme plus Biglia, e cila me sa duket u refuzua.

Megjithatë, negociatat së shpejti do të hapen. /ORAinfo/

Komento: