Deklaratat e Buxhovit në lidhje me luftën e UÇK-së, vjen reagimi i Haradinajt

18:42 | 12 Korrik 2019

Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të Jusuf Buxhovit për luftën e UÇK-së

Buxhovi, mbrëmë luftën e UÇK’së e ka cilësuar si të papastër.

Por Haradinaj sot është shprehur se Buxhovi është mirë që të jap më shumë shpjegime rreth deklaratave të tij.

“Nuk e njohë shumë Buxhovin, por e njoh si njërin nga themeluesit e LDK’së. Konteksti ose vrasja nëse ka ndodhë duhet me shpjegua se çka nënkupton.
Ka vepra të pasluftës, ai është mirë me i shpjegua se si ka ndodhë. Por edhe nëse flet për luftë është mirë me shpjegu se si kanë ndodhë”, ka deklaruar Haradinaj.

Komento: