“Dridhet” Milan, ja ku po transferohet Bakayoko

19:59 | 12 Korrik 2019

PSG ka vendosur të transferojë mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko, sipas raporteve në Francë.

Francezi kaloi sezonin e kaluar në huazim në AC Milan duke shënuar 2 gola dhe 1 asistuar në 31 ndeshje dhe u bë një njeri kryesor në mesfushë për Gattuso, përcjell ORAinfo.

Drejtori i ri sportiv Leonardo ëndërron ta çojë atë në Paris, Lampard do të donte së pari të vlerësonte lojtarin para se të merrej një vendim.

Bakayoko nënshkroi për Chelsean nga Monako për një shumë prej 40 milionë eurosh.

Manchester United gjithashtu është i interesuar për lojtarin./ORAinfo/

Komento: