Milan arrin qëllimin, lojtarin që e deshi po e transferon

08:46 | 13 Korrik 2019

Milan është pranë një marrëveshje për mesfushorin e Fiorentinës Jordan Veretout, raporton Gianluca Di Marzio.

26-vjeçari ka qenë në shënjestër nga Rossonerët, të cilët fillimisht i ofruan Lucas Biglia si pjesë të marrëveshjes së shkëmbimit, përcjell ORAinfo.

Por Fiorentina do të preferonte një shitje të drejtpërdrejtë dhe Milan tani kanë rënë dakord të negociojnë nën këto kushte.

Milan ditëve të fundit ka qenë mjaft aktiv në tregun e transferimeve dhe pritet të finalozjë disa marrëveshje në ditët në vijim. /ORAinfo/

Komento: