Higuain e do Juventusin, refuzon edhe një ofertë

10:30 | 13 Korrik 2019

Gonzalo Higuain është duke tentuar që të mbetët me çdo kush te Juventusi.

Ai po refuzon çdo ofertë që po vije në drejtim të tij.

Kështu, Higuain nuk do t’i bashkohet skuadrës londineze West Ham United.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer te Juventusi pasi huazimit gjashtë mujor në Angli te Chelsea.

Klubi londinez e kishte opsionin për blerjen përfundimtare të lojtarit, por një gjë të tillë nuk e ka shfrytëzuar.

Higuain ka mundur të rikthehet në Londër, por tani me fanellën e Ëest Ham United që ka bërë një ofertë të lartë për të.

Çekanët kanë ofruar 40 milionë euro, ofertë që ka kënaqur Juventusin, por jo edhe lojtarit.

Higuain ka qenë ai që e ka refuzuar transferimin te West Ham, pasi dëshiron qëndrimin në Juventus ose të largohet në drejtim të një skuadre të madhe evropiane.

Komento: