Sarri ia ndërron pozitën Dybalas

12:34 | 13 Korrik 2019

Paulo Dybala nuk pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Juventus.

Me ardhjen e Maurizio Sarrit, e ardhmja e Dybalas do të jetë të ‘Zonja e Vjetër’ të paktën edhe për këtë sezonë.

Sipas asaj që është raportuar nga La Stampa këtë mëngjes, trajneri i ri i Juventusit Maurizio Sarri po shqyrton mundësinë që Paulo Dybala të luaj si sulmues qendëror.

Një pozicion që argjentinasi e kishte gjatë kohës së tij me Palermon, përcjell ORAinfo.

Dybala ka qenë mediokër gjatë sezonit të kaluar dhe, ashtu si shumica e skuadrës së Juventusit, tregoi regres se sa progress në vitin e fundit apo dy të fundit nën menaxhimin e Allegrit.

Ylli argjentinas do të jetë bëjë përpjekje që të lë përshtypje nën urdhërat e Sarrit, duke shpresura për një vend në 11-shën e parë startuese. /ORAinfo/

Komento: