Akili fantastik, kalon në finale në Grand Prix të Budapestit

15:33 | 13 Korrik 2019

Xhudistët kosovarë po tregohen të pandalshëm në arenën ndërkombëtare.

Akil Gjakova i ka siguruar medalje Kosovës në “Grand Prix” të Budapestit. Xhudisti nga Kosova është kualifikuar në finale pasi e mundi garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh.

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, është kualifikuar në finale të ‘Grand Prix’ që po mbahet në Budapest të Hungarisë, duke i siguruar medalje Kosovës, raporton express.

Gjakova e mundi me ippon në gjysmëfinale garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, falë tri gabimeve të kundërshtarit.

Kujtojmë se rrethin e parë, Akili e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë me shumë mund e mposhti garuesin nga Kanada, Constantin Gabun me Ippon, para se të fitojë në rrethin e tretë kundër Nil Stump.

Akili tregoi se dëshiron medalje, kur në çerekfinale e mundi xhudistin japonez, Masashi Ebinuma, para se ta sigurojë atë në gjysmëfinale, duke e mundur garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev.

Në finale, Akili do të ketë punë me xhudistin rus, Georgii Ruselbakiev.

Komento: