Zinedine Zidane ka lënë kampin e trajnimit të Real Madridit në Montreal, Kanada për t’u kthyer në Spanjë për shkak të arsyeve personale, raporton Marca.
Nuk është bërë asnjë arsyetim i mëtejshëm për largimin e trajnerit nga objektet, përveç asaj që nuk është planifikuar dhe e ka lënë klubin në befasi, përcjell ORAinfo.
Los Blacos fluturuna në Amerikën e Veriut javën e kaluar për të filluar trajnimin e tyre para sezonit dhe Zidane mbikqyrte hapjen e disa sesioneve të trajnimit.
Trajneri që mbërriti në objektet e trajnimit të Montreal Impact me gruan e tij, u kthye urgjentisht në Europë dhe klubi raportoi se kthimi i tij në skuadër “mbetet në pritje” në situatën personale./ORAinfo/