Edhe një aksident ka ndodhur në rrugët tona.
Në rrugën Prishtinë – Podujevë ka ndodhur një aksident rreth orës 15:00 në fshatin Bërnicë, ku si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person.
Aksidentin e ka konfirmuar Flora Ahmeti për Gazetën Express.
Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes