“Dridhet” Seria A, trajneri i madh diagnostifikohet me kancer

17:04 | 13 Korrik 2019

Seria A është tronditur nga lajmi i fundit.

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga futbolli italian, lidhur me trajnerin serb, Sinisa Mihajlovic.

Mihajlovic, i cili dikur mbronte ngjyrat e Inter si lojtar, njihet si specialist i gjuajtjeve të lira.

50 vjeçari ka marrë drejtimin e Bolognas duke pasuar Pippo Inzaghi gjatë muajit janar, duke shpëtuar skuadrën nga zona e rrezikshme.

Ai nënshkroi një kontratë afatgjate me skuadrën italiane pak javë më parë, por nuk është paraqitur fare në fazën përgatitore parasezonale.

Sipas testeve të kryera, trajneri është diagnostikuar me kancer.

Ai sot ka mbajtur edhe një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku ka njoftuar për ngjarjet e fundit.

Komento: