Edhe një medalje iu ka shtuar Kosovës në xhudo.
Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në garat e ‘Grand Prix 2019’ pasi ka mposhtur rusin Georgii Elbakiev.
Xhudisti kosovar gjatë të gjitha garave që zhvilloi sot, ishte në formë të jashtëzakonshme.
Ai edhe në finale nuk i jepi asnjë mundësi rusit Elbakiev duke arritur të shënojë fitore me ‘Ippon’.
Deri në këtë fitore të madhe, Akili erdhi pasi mposhti kundërshtarë mjaft të papërshtatshëm si; Gabun, Stump, Elbinuma si dhe Turaev.
Ky është edhe një tjetër sukses historik për xhudon kosovare pasi Distria Krasniqi dje fitoi medaljen e argjendtë.
Kujtojmë që Akili garoi në kategorinë deri në -73 kg.