Ndodh e papritura, ja ku po transferohet Higuain

18:25 | 13 Korrik 2019

West Ham e ka bërë Gonzalo Higuain objektivin e ri të tyre të parë, raporton Sky Sports.

Argjentinasi ishte në huazim në Milan dhe pastaj Chelsea sezonin e kaluar dhe nuk është në planet e Maurizio Sarri në Juventus, përcjell ORAinfo.

West Ham ka treguar interesim edhe për Sebastian Haller, Salomon Rondon dhe Moussa Marega, por tani kanë syrin te ylli argjentinas./ORAinfo/

Komento: