Nuk ka kush që e ndal Juventusin, vjen me transferim të madh nga Reali

21:30 | 13 Korrik 2019

Juventusi e do me çdo kusht Iscon.

Sikurse raporton Mundo Deportivo, kampionët e Italisë tashmë janë të interesuar për lojtarin e Real Madrid, Isco.

Në fakt përgjigjen e kanë marrë menjëherë, sepse klubi spanjoll kërkon 80 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, gjë të cilën, “Zonja e Vjetër” nuk është e gatshme ta paguajë për momentin, por megjithatë, shpreson se deri në fundin e merkatos, Reali do të bëjë ndonjë zbritje në çmim.

Në ditët e ardhshme, Juventusi pritet që të bëjë edhe zyrtarizimin e Matthijs de Ligt nga Ajaksi, pasi lojtari nuk kishte udhëtuar me hollandezët për të nisur parasezonin, e nga momenti në moment pritet që ai të mbërrijë në Torino, e për të nisur aventurën e tij me fanellën zikaltër.

Komento: