Do të zbarkojë me 10 gusht në Kosovë, ja sa para do të përfitojë Milan

21:34 | 13 Korrik 2019

Të gjithë janë në pritje të miqësores mes Feronikelit dhe Milanit.

Në 10 gusht do të luhet një ndeshje miqësore mes Feronikelit dhe Milanit. Klubi kuqezi ka pranuar ftesën nga kampionët e Superligës së Kosovës, të cilët do të zhvillojnë këtë 90 minutësh luksi përballë një skuadre që ka fituar 7 herë trofeun e Champions League dhe renditet në vendin e 2-të, pas Real Madridit me 13 tituj.

Mirëpo, për të ardhur në Prishtinë, padyshim që ka pasur shpenzime dhe gazeta “Olle” raporton se Milani ka përfituar 600 mijë euro nga ky takim.

Komento: