Interi ia tregoi “derën”, Icardi zbulon fanellën e re

22:11 | 13 Korrik 2019

Icardi nuk është më i dëshiruar te Inter.

Lajmi i ditës vjen nga Italia, ku Interi ka “përzënë” nga grumbullimi ku po zhvillon fazën përgatitore në Lugano të Zvicrës, Mauro Icardin.

Ish- kapiteni dhe bomberi zikaltër është kthyer në Milano dhe nuk do të marrë pjesë as në turin aziatik që do të zhvillojë klubi italian. Me këtë lëvizje largimi i 26-vjeçarit nga skuadra milaneze është i pashmangshëm.

Sikurse raporton “Sky Sport” skuadrat më të interesuara për të siç dihet prej kohësh janë Napoli dhe Juventusi por në ditët e fundi në skenë ka dal dhe emri i Romës.

Vetë lojtari do të preferonte që destinacioni i tij i radhës të ishin bardhezinjtë ose skuadra “axurre”, pasi aty do të kishte më shumë mundësi për fitimin e kampionatit dhe suksese të tjera.

Komento: