Barcelona përgatitë listën, ja kush po largohet nga “Camp Nou”

22:36 | 13 Korrik 2019

Barcelona do të detyrohet të shesë disa lojtarë me ardhjen e Griezmannit.

Me mbërritjen e Antuan Grizmanit në repartin sulmues të Barcelonës, mbipopulli është mëse i dukshëm.

Veç francezit, Ernesto Valverde mund të mbështetet dhe te Lionel Mesi, Luis Suarez, Osman Dembele, Felipe Cutinjo dhe Malkom, gjithnjë duke qëndruar në pritje të ndonjë zhvillimi të papritur të çëshjtes Nejmar.

Kjo i detyron katalanasit për të pakësuar numrin e lojtarëve në sulm, qoftë për motive numerike, qoftë dhe për ato ekonomike. Mes lojtarëve që do të sakrifikohen është padyshim Malkom.

Braziliani, që mbërriti një vit më parë pasi iu “vodh” në mënyrë të pabesueshme Romës, nuk ka bindur drejtuesit dhe u fol për një largim të tijin që në muajin janar.

Për lojtarin interes ka shfaqur Evertoni, që e kishte kërkuar edhe në verën e shkuar.

Komento: