Vendim i papritur nga Pogba

10:45 | 14 Korrik 2019

Duket se Pogba ka vendosur të mos flasë pas ndeshjes me Manchester Unitedin.

Lojtari më i shtrenjtë në skuadrën e Manchester Unitedit, Paul Pogba, tha se nuk ka nevojë që të flasë pasi i ndihmoi skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer ta nisë turneun parasezonale me fitore 2:0 kundër Perth Gloryt.

Golat e shënuara në pjesën e dytë të ndeshjes nga Marcus Rashfordi dhe James Garner dëshmuan të jenë vendimtare në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Optus.

Pogba e asistoi golin e parë të ndeshjes, të shënuar nga Rashford, në ndeshjen e tij të parë që kur bëri të ditur se dëshiron të largohet nga Old Traffordi, gjë që është rikonfirmuar dy herë nga agjenti i tij, Mino Raiola.

Megjithatë, mesfushori nuk pranoi të flasë për gazetarët e pranishëm në stadium pas ndeshjes, duke thënë: “Nuk ka nevojë të flas”.

Real Madridi dhe Juventusi janë të interesuar për 26-vjeçarin, edhe pse asnjëri klub nuk ka bërë ende asnjë ofertë zyrtarisht për francezin. Manchester Unitedi besohet se e vlerëson Pogban mbi 150 milionë funte.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, kishte thënë para disa ditëve se Pogba nuk ka qenë asnjëherë problematik dhe se mediat bëjnë propagandë kundër mesfushorit francez.

“Është propagandë kundër Paulit, ai është një profesionist jashtëzakonisht i mrekullueshëm, kurrë nuk ka bërë asnjë problem, ai e ka një zemër të artë”, u shpreh norvegjezi.

“Jesse dhe Paul po ecnin dje nëpër stërvitje dhe kjo u portretizua si zënkë mes këtyre dy djemve dhe unë e di se ju jeni këtu për të shitur lojtarë dhe lajme, mirëpo ata janë profesionistë”.

“Pauli kurrë nuk e ka vendosur veten jashtë skuadrës, gjithmonë e ka dhënë më të mirën e tij dhe unë nuk mund të them asgjë tjetër përveç se agjentët flasim vazhdimisht, gjatë gjithë kohës”.

“Unë nuk mund të rri këtu dhe të flas për Paulin dhe për atë që agjentët thonë. Në kontratën e tij janë edhe disa vjet të mbetura dhe ai ka qenë i mrekullueshëm”.

Komento: