Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Arsenalin.
Skuadra e Arsenal do ta ketë të vështirë të sigurojë shërbimet e Nicolas Otamendi.
Ditëve të fundit është raportuar për një interesim nga ana e Arsenal për shërbimet e mbrojtësit të Manchester City, Nicolas Otamendi.
Otamendi nuk ishte pjesë kryesore e planeve të Pep Guardiolas, dhe e njëjta gjë pritet të përsëritet edhe edicionin që po afron.
Sipas raportimeve të ‘Super Deporte’, Otamendi po injoron të gjitha interesimet, pasi zemra e tij rrah për një rikthim në ‘Mestalla’ tek Valencia.
Për mbrojtësin argjentinas janë interesuar edhe Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain.