Konfirmohet: Manchester Unitedi transferon yllin e Leicester Cityt

15:01 | 14 Korrik 2019

Ylli i Leicester Cityt po kalon tek Manchester Unitedi.

United ka rënë dakord për një kontratë rekorde prej 80 milionë dollarësh për mbrojtësin e Leicester Harry Maguire.

Ai do të udhëtojë në Manchester nesër për testet mjekësore. United do ti paguajë Leicesterit 60 milionë funte, dhe 20 milionë funte në shtesa.

Kjo është shumë rekorde e paguar për një mbrojtës që deri më tani ishte ajo prej 75 milionë funtash kur Liverpuli transferoi Virgil van Dijk, 28 vjeç, në vitin 2018.

United dhe City kanë qenë të interesuar për të, mirëpo oferatat të cilat ata më parë i kishin bërë në shumën prej 70 milionë funtash janë refuzuar nga Leicester.

Po pastaj edhe Maguire kishte shprehur zemërimin e tij për mos pranimin e asaj shume nga klubi në të cilin bënte pjesë deri më tani

Komento: