Ky është talenti që po e “çmend” Real Madridin

21:48 | 14 Korrik 2019

Është i ri në moshë, por duket se do të jetë në skuadrën e parë të Realit.

Reali i Madridit është gati të afirmojë yllin e ri, Takefusa Kubo, i cili mësohet se ka impresionuar stafin teknik në seancat stërvitore të zhvilluara në Montreal.

Japonezi Kubo, vetëm 18 vjeç, nënshkroi për Los Blancos në qershor për rreth 2 milionë euro.

Ai krahasohet për nga talenti me Vinicius Jr, i cili u ble nga Reali 39 milionë euro verën e kaluar, duke u bërë menjëherë pjesë e ekipit të parë.

Sipas “AS”, që i ka rezervuar Kubos faqen e parë, japonezi me shumë mundësi do të shfaqet në foton zyrtare të ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle gjithashtu raporton se Barcelona është e frustruar për humbjen e një talenti me të ardhme të sigurt.

Komento: