Andrea Belotti po transferohet në Premierligë

11:25 | 15 Korrik 2019

Andrea Belotti pritet të largohet gjatë verës nga Torino.

Sipas asaj që është raportuar nga Tuttosport këtë mëngjes, klubi i Premier Ligës West Ham United i ka paraqitur Torinos një ofertë prej 60 milionë euro për sulmuesin e tyre, Andrea Belotti, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, sipas raporteve, Torino e ka hedhur poshtë këtë ofertë, pasi presidenti i Torinos, Urbano Kairo, nuk dëshiron të shesë Belottin edhe këtë sezon.

Duket se presidenti i Torinos dëshiron të fitoj më shumë nga ylli italian, format e të cilit ka rënë sezonin e fundit.

Mbetet të shihet nëse klubi anglez, West Ham do ta rris ofertën ditëve në vazhdim për Belottin. /ORAinfo/

Komento: