Sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim një delegacion ushtarak amerikan.
Haradinaj ka diskutuar me delegacionin e kryesuar nga oficeri Sean Nestor për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në.
“Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.
Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza” ka thënë Haradinaj.
Postimi i kryeministrit në Facebook:
“Prita sot një delegacion ushtarak amerikan, kryesuar nga oficeri Sean Nestor, me të cilët diskutuam për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në.
Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.
Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza.
RH”