Neymar-PSG, ylli brazilian merr këtë vendim

14:29 | 15 Korrik 2019

Neymar me vendim për të ardhmen e tij.

Emri i Neymar është i lidhur ngushtë me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, por skuadra e tij PSG po bën të pamundurën për ta penguar.

Ylli brazilian i futbollit ishte kthyer sot në kampin e PSG, dhe aty duket se është takuar me drejtuesit e skuadrës.

‘Sport’ raporton se Neymar dhe PSG kanë përfunduar takimin e tyre. Braziliani është larguar pas tri orëve nga kampi duke njoftuar se nuk do të jetë pjesë e rigrupimit në Dresden, transmeton lajmi.

Tashmë duket se është gjithçka në duart e Barcelonës dhe ofertës së tyre për PSG. Lojtari ka bërë të qartë dëshirën e tij.

Komento: