Juventusi po e ‘rrëmben’ yllin e Milanit

20:27 | 15 Korrik 2019

Duket se ylli i Milanit do të kalojë tek Juventusi.

Juventusi mund të huazojë Merih Demiralin tek klubi i Milanos në mënyrë që të lojtari të ketë më shumë mundësi për të luajtur, por për këtë duhet një leje nga klubi i Sassuolos, raporton RAI Sport.

Lojtari që ka paraqitje edhe për kombëtaren e Turqisë kishte kaluar tek Juve për një shumë prej 18 milionë euro. Por duket që Matthijs de Ligt do të transferohet nga Ajaxi. Dhe duke marrë parasysh që Demiral ka vetëm gjashtë muaj që luan në Serie A, një lëvizje tek Milano duket e mundur.

“Rossonerët” kanë pasur vështirësi të hyjnë në negociata për dy synimet e tyre këtë sezon në pozitën e qendrës së mbrojtjes, Dejan Lovren dhe Matija Nastasiç. Andaj do pranonin një 21 vjeçar premtues në atë pozitë edhe në huazim.

Por Juve duhet të marrë leje për këtë transfer nga klubi i kaluar i Demiral, Sassuolo. Kjo për shkak të një marrëveshje në kontratën e Demiral.

Komento: