Ish-ylli i Real Madridit ‘impresionon’ trajnerin Giampaolo

20:56 | 15 Korrik 2019

Theo Hernandez është lojtari i ri i Milanit i cili duket se po ambientohet shpejt tek kjo skuadër.

Raportohet se ish-lojtari i Real Madridit e ka impresionuar edhe trajnerin Giampaolo, madje ky i fundit është shprehur se i ka të gjitha mundësitë që brenda pak kohësh të shndërrohet në një ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij.

Në javën e parë përgatitore që po zhvillojnë kuqezinjtë, Theo ishte surpriza më e madhe.

Puna e bërë te Atletico ndër vite, para se t’i bashkohet Realit, tregon qartë që në aspektin fizik mbrojtësi gëzon formë shumë të mirë.
Për momentin, në radhët e kuqezinjve ai është lojtari që gëzon formën më të mirë fizike. Ka shpejtësi dhe rezistencë dhe ndjek me vëmendje programin e punës.

Trajneri Giampaolo ka besim se me fillimin e kampionatit, Theo Herndandez, nuk do të zhgënjejë askënd dhe se do të jetë një garanci e madhe për prapavijën.
Optimizmi nuk mungon, sigurisht është ende herët për të nxjerrë konkluzione, por puna e tij në stërvitje i kënaqur të gjithë. Nëse gjendja fizike do të përputhet edhe me kualitetin teknik, të gjithë do të ngelen të kënaqur.

Theo vitin e kaluar kaloi në formë huazimi te Real Sociedadi nga Real Madridi. Zhvillimi i tij nuk ishte i kënaqshëm për Los Blancos, që vendosën ta shesin dhe ta blejnë Ferland Mendyn.

Komento: