Haradinaj takon deputetin e LDK-së, ja për ҫfarë diskutuan

21:18 | 15 Korrik 2019

Haradinaj ka takuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim deputetin në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK’së, Ramiz Kelmendi.

Kelmendi përmes faqes së tij në Facebook ka bërë të ditur se ndër temat e diskutuara ishte edhe fuqizimi i ekonomisë vendore dhe asaj infrastrukturore që konkretisht kanë të bëjnë me mundësinë e lehtësimit të qarkullimit efikas si për veprimtaritë biznesore e prodhuese ashtu edhe për qasjen e qytetarëve në autoudhat tona duke ulur koston e shpenzimeve të palëve në fjalë!

Javën e kaluar ka pasur protesta në hyrje të qytetit të Pejës nga bizneset që u ankuan se u është mohuar qasja në autostradën e re Pejë-Zahaq, që njëherit është fillimi i magjistrales Pejë-Prishtinë e cila ende nuk është përfunduar.

Në këto protesta ka pasur të arrestuar. Puntorët e këtyre biznese që protestuan bllokuan rrugën magjistrale si shenjë pakënaqsie ndaj vendimit të ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj për mbylljen e daljeve të shumta të kësaj autostrade. Ky vendim erdhi si pasojë e aksidenteve të shumta që ndodhën.

Komento: