Pas vendimit për mbyllje, Universiteti i Prizrenit ka një thirrje për studentët

23:36 | 15 Korrik 2019

Sot është marrë vendimi për mos akreditimin e tri universiteteve publike dhe disa private në vendin tonë.

Universiteti “Ukshin Hoti” i qytetit të Prizrenit ka bërë thirrje për studentët që të mos bëjnë panikë nga lajmet e fundit.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë sot mori vendim që të mbyllë tre universitetet publike të Pejës, Prizrenit dhe i Mitrovicës.

Përmes një komunikate, Universiteti i Prizrenit po pret një njoftim zyrtarë për të dal me një qëndrim.

“Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren po i përcjell me shqetësim lajmet që po qarkullojnë në media për mos akreditimin institucional për një vit. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar.”

“Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen.”

“Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar.”, thuhej në komunikatën e Universitetit ‘Ukshin Hoti’.

Komento: