Në këtë komunë të Kosovës, një klasë e tërë nuk e kaluan testin e maturës

23:40 | 15 Korrik 2019

Testi i Maturës ka ditë që është mbajtur e janë publikuar rezultatet e tij.

Maturantët e Kosovës i janë nënshtruar testit të maturës në muajin Qershor.

Për të kaluar testin e maturës duhet të arrihet së paku minimumi prej 80 pikësh.

Por ky minimum i pikëve po del të jetë shumë i lartë për disa maturantë në qytetin e Gjilanit.

Asnjë nga maturantët e një klase të gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan nuk e kaluan testin e maturës.

Kjo klasë e Zhegrës ka pasur gjithsej 15 maturantë, mësohet se është paralele e ndarë nga Gjimnazi “ Zenel Hajdini”.

Komento: