Mos dilni pa çadër, këto temperatura na presin sot

08:19 | 16 Korrik 2019

Sot pritet mot i vranët dhe me reshje lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës së sotme parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Në fushat barike nuk do të ketë lëvizje të theksuara, duke bërë që edhe kushtet biometeorologjike të jenë të favorshme.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Komento: