U tha se Rodriguez është lojtar i Napolit, por ndodh e papritura!

13:14 | 16 Korrik 2019

James Rodriguez është lidhur shumë me një lëvizje në Napoli këtë verë.

Mesfushori kolumbian as pas dy sezonëve të kaluara në Bundesligë, nuk arriti t’i bindë drejtuesit e Bayern Munich për ta blerë kartonin e tij nga Real Madrid.

Por në shërbimet e yllit kolumbian nuk llogaritë as trajneri i Realit, Zinedine Zidane.

E interesim për James Rodriguez ka shprehur gjiganti nga Serie A, Napoli.

Megjithatë, gjërat kanë ngecur pas ndryshimit midis kërkesave të Real Madridit dhe asaj që pala napolitane është e gatshme të paguajë për lojtarin, përcjell ORAinfo.

Aurelio De Laurentiis ka folur në lidhje me atë se si ai nuk ka ndërmend t’i plotësojë kërkesat e Madridit, ndërsa ‘mbretërit’ nuk duket të gatshëm për të mbështetur kërkesat e tyre për nënshkrimin e Rodriguez.

Corriere dello Sport raporton se gjiganti spanjollë ka ofruar një ultimatum për Napolin, pasi ata po përpiqen të arrijnë një marrëveshje të përfunduar për Rodriguezin.

E ky ultimatum ka bërë që pronari i Napolit, të zbeh interesimin për të dorëzuar një ofertë më të madhe për yllin kolumbian, duke bërë që transferimi i Rodriguez në Napoli të shkojë drejt dyshimit. /ORAinfo/

Komento: