Barça ia bën “MAT” De Ligt, gjen zëvendësuesin e tij

16:22 | 16 Korrik 2019

Barcelona, është e gatshme të vendosë besimin e tyre tek mbrojtësi i ri, Jean-Clair Todibo pasi dështoi në oferta për të nënshkruar Matthijs de Ligt dhe Victor Lindelof, raporton Mundo Deportivo.

Barca dëshironte ta transferonte yllin e Ajaxit, De Ligt, por ai duket i vendosur të bashkohet me Juventusin ndërsa Man Utd hezitojnë të shesin Suedezin, Lindelof,përcjell ORAinfo.

Por në vend se të ndjekë objektiva të tjerë mbrojtës, Barca do t’i japë 19-vjeçarit Todibo një shans për të provuar veten./ORAinfo/

Komento: