ZYRATRE: Gjiganti evropian ia merr yllin e madh “Zonjës së Vjetër”

17:59 | 16 Korrik 2019

Benfica ka rënë dakord për një tarifë prej 15 milionë eurosh me Juventusin për të transferuar portierin, Mattia Perin.

Tuttomercatoweb raporton se bisedimet ndërmjet agjentit të Perin Alessandro Lucci dhe Benfica të martën pasdite kanë shkuar mirë dhe se tani ekziston ‘harmoni e plotë’ midis të gjitha palëve të interesuara, përcjell ORAinfo.

Ndërkohë, Sky Sport Italia shkruan se italiani do të bëhet një nga lojtarët më të shtrenjtë në historinë e klubit portugez kur të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në ditët në vijim./ORAinfo/

Komento: