Kur do të shkojë në Kuvend mocioni për rrëzimin e Qeverisë?

18:21 | 16 Korrik 2019

Rrëzimi i Qeverisë vazhdon të jetë temë shumë e diskutuar.

Lëvizja Vetëvendosje të martën ka mbajtur takimin e radhës. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe dërgimi i mocioni i votëbesimit për qeverinë Haradinaj në Kuvend.

E për afatin e dërgimit të këtij mocioni ka folur deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci.

‘’Ju keni ba disa takime të Albinit me Mustafën, dhe takime tëshefit të GP është në takime pothuajse të rregullta me zotin Hoti, edhe ne bashkëpunojmë në Komisione…por sa kuptova në mbledhjen e kryesisë, LDK nuk është plotësisht e gatshme ta dërgojmë mocionin për votim. Kjo nuk varet prej nesh, nëse varet nga Lëvizja sa më parë aq më mirë të shkohet me mocion’’, ka thënë Nagavci

Komento: