Interi ofron 60 milionë plus shpërblime për yllin e madh

18:29 | 16 Korrik 2019

Inter thuhet se po përgatitet për të bërë një ofertë të përmirësuar prej 60 milionë funtesh plus shpërblimet për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Sipas Sky Sports dhe ESPN, tarifa do të paguhet në dy ose tre këste dhe Inter janë të gatshëm të përfundojnë një marrëveshje tani, kështu që United ka kohë të mjaftueshme për të nënshkruar një zëvendësim, përcjell ORAinfo.

Kjo është për shkak se afati i transferimit anglez mbyllet më 9 gusht.

Tani mbetet për t’u parë nëse oferta e bind Devilët e Kuq të zbresin nga vlerësimi i tyre, të cilat Sky pretendon të kalojnë 79 milion funt (87.5 milion euro)./ORAinfo/

Komento: