Vendim i papritur, FIFA ia ndryshon emrin Juventusit

18:59 | 16 Korrik 2019

Ndodh edhe kjo, adhuruesit e lojës Play Station nuk do ta kenë emrin e Juventusit në lojërat e tyre.

Të gjithë të pasionuarit e lojës FIFA në Play Station nuk duhet të lodhen më kot për të gjetur skuadrën e Juventusit, pasi nuk u arrit marrëveshja për përdorimin e emrit.

Pikërisht për këtë arsye, FIFA ka vendosur që të përdorë emrin Piemonte Calcio, por me futbollistët e klubit të Juventusit, ndaj të gjithë fansat bardhezi, do të duhet të kërkojnë me këtë emër, që të luajnë me skuadrën e zemrës.

Në fakt përdorimi i emrit Juventusi nuk u lejua nga Pro Evolution Soccer, që ka ekskluzivitetin për skuadrën bardhezi, por natyrisht që nuk bllokon krijimin e skuadrës.

Komento: