Për ҫfarë foli Mustafa me zyrtarët e lartë britanikë?

23:02 | 16 Korrik 2019

Mustafa sot ka takuar delegacionin nga Britania e Madhe.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mirëpritur delegacionin e Zyrës së Jashtme të Britanisë, të përbërë nga Shefi i Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Andreë Page dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës, si dhe Ambasadorin Ruairi O’Connell.

“Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe programin zhvillimor të LDK-së në qeverinë e ardhshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, etj”, thuhet në një njoftim nga LDK’ja.

Siç bën të ditur njoftimi, Mustafa e falënderoi delegacionin britanik për kontributin dhe përkrahjen e Britanisë së Bashkuar dhe ambasadës së saj në Kosovë gjatë të gjitha proceseve shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.

Komento: