Mustafa shprehet i gëzuar që Presidentja e Komisionit Evropian vjen nga Paritë Popullore Evropiane

09:22 | 17 Korrik 2019

Isa Mustafa shprehet i gëzuar që Presidentja e Komisionit Evropian vjen nga Paritë Popullore Evropiane.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Presidenten e re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. Znj. von der Leyen vie nga partia simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane (EPP)” është shprehur Mustafa.

Kosova në përgjithësi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në veçanti mirëpret zgjedhjen e znj. von der Leyen Presidente e Komisionit Evropian duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Kosovës dhe BE-së në rrugëtimin tonë drejt proceseve integruese në rrafshin afatgjatë dhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në rrafshin afatshkurtër.

Komento: